Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar 23 takime me të gjithë fermerët në Shqipëri, për të diskutuar për problematikat e skemës së bujqësisë dhe hartimin e skemës së bujqësisë.

Ministri Andis Salla, në një konferencë për mediat bëri me dije se skema e re e bujqësisë me vlerë 5.2 mld euro, do të vijë me një risi për të rinjtë. Për çdo të ri të moshës 18-35 vjeç që do të hapë biznes në blegori, parashikohen grante 7-10 mijë euro.

“Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’i japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të rinj dhe të reja që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë.

Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që në do ta vendosim në formë granti”, tha Salla.

Sa i takon sigurisë ushqimore, Salla tha se parashikohet ngritja e 6 laboratorëve. Ndërsa fondet e IPARD të bllokuara nga BE, pritet të hapen në 6 mujorin e dytë të vitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re