
Teksa sot banorët e Rrjollit u hodhën sërish në protestë dhe u përplasën me efektivët, 6 prej tyre u shoqëruan. Në shenjë kundërshtie për shoqërimin e protestuesve, mes tyre dhe një grua, banorët e këtij fshati po protestojnë para Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
“Po bëjmë 16 ditë që protestojmë. Policia na ka dhunuar, burra dhe gra dhe fëmijë. Ju lutem, ikni prej nesh, na u largoni nga toka jonë, toka e të parëve tanë. Ne nuk e lëshojmë tokën! Ju lutemi, ikni. Se do bëhet ndonjë kërdi e zezë prej rinisë tonë.”, tha një prej protestuesve.



