Skip to content

Fenomeni i pazakontë/ Niveli i ujit shkoi 1 metër, peshkatari nga Vlora: Kam 30 vite në det dhe s’kam parë kurrë baticë të tillë

VLORE- Gjiri i Vlorës u përball të marten me një fenomen të pazakontë. Banorët përgjatë vijës bregdetare u shokuan kur uji I detit depërtoi në trotuare, banesa, biznese pranë portit të peshkimit në Radhimë.

Trageti u nis sot nga Vlora drejt Brindisit, me 12 ore vonese per shkak te detit te trazuar me dallge te larta.

Fenomeni nuk u shfaq vetëm në Vlorë, por dhe në Borsh, ku batica arriti deri tek hotelet përgjatë vijës bregdetare.

Këtë të mërkurë, situate është më e qetë, por peshkatarët tregojnë se uji ka prekur pajisjet dhe mjetet e punës.

  • “Na ka shkaktuar disa dëme në varka por janë të riparueshme”.

Sherif Durmishi, cili ka nje jete ne det flet per ndryshimet klimatike që ndikojnë në baticat detare.

  • “Unë kam 30 vite që punoj në peshkim dhe nuk kisha parë ndonjëherë baticë të tillë”, tha ai, duke shtuar se është fenomen që s’ka ndodhur më parë”.

Rritja e nivelit të detit ka qenë dukshëm më e madhe, duke arritur gati në 1 metër, ndersa baticat e zakonshme shkojne deri ne 40 cm./Shqiptarja