Në një komunikim me mediat jashtë sallës së seancave plenare, kryetari i Partisë Demokratike Sali akuzoi qeverinë se po sillet si pushtues ndërsa ftoi qytetarët të protestojnë nesër në 18:00 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Ai kritikoi ligjet e fundit të propozuara në parlament nga Edi Rama, duke i cilësuar si një mburojë për familjen dhe aleatët e tij,

Berisha paralajmëroi se pasojat e këtyre ligjeve do të jenë të jashtëzakonshme dhe qytetarët do të vidhen nga një grup që sillet me pamëshirësi.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Edi Rama merr të gjitha fuqitë nëpërmjet 83 mandateve të krimit. Ligji që ka paraqitur në parlament është në kundërshtimin më flagrant me Kushtetutën.

Ligji është një mburojë për Edi Ramën dhe familjen e tij, për organizatën kriminale që kryeson që të vjedhë duke i shpëtuar ligjit, duke qëndruar mbi ligjin.

Pasojat e këtij ligji janë të jashtëzakonshme.

Sot e tutje, shqiptarët ditë e natë do vidhen nga një grup që sillet ndaj tyre me pamëshirësinë më të madhe.

Nga një grup individësh që sillet në armiqësi më të thellë ndaj qytetarëve.

Dhe do kenë mburojë ligjin Rama.

Tani kishin çuar në parlament edhe ligjin e Lindave.

E morët vesh ju ligjin e Lindave?

Ligji i Lindave ishte ligji që tenderat e AKSHI-t do t’i bëjë kompania e baxhanakut.

Ky është ligji i Lindave.

Ka shkuar sot edhe ky në parlament.

Pra, në qoftë se u thashë se Edi Rama po sillet si lopë e çmendur, ky i ka bërë të gjithë këtë grup të inkriminuar gjer në palcë, që nuk mendon se në radhë të parë ka një përgjegjësi qytetare.

Nuk mendon se aty janë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të përfaqësuar interesat e njerëzve që jetojnë me djersën e ballit, të njerëzve që numërojnë kafshatën, të fëmijëve të tyre, të sëmurëve të tyre.

Këta po e përdorin pushtetin njëlloj sikur të ishin pushtuesit më të egër ndaj shqiptarëve.

Ndaj dhe unë ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre me guxim epik nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Vetëm qytetarët, vetëm guximi i tyre i hekurt, vetëm vendosmëria e tyre do t’i vendosë këtë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën para ligjit dhe do mbrojë qytetarët shqiptarë, do mbrojë pasuritë e tyre, do mbrojë të ardhmen e tyre nga një bandë armiqësore si këta.

Nuk ka, nuk rrihet në parlament.

Ju i dëgjuat vetë.

Dhe t’ua them një gjë ju, se kur janë me të huajt këta, që vijnë delegacionet nga ana e anës kundër këtyre ligjeve, këta e qepin gojën, rrinë si pula aty.

Nuk thonë një fjalë, as për Lubinë, kurse këtu shikoni se çfarë bëjnë.

Kurse atyre u lënë për të kuptuar se do ia heqim imunitetin, kurse brenda bëjnë rroftë heroina jonë, rroftë heroi ynë, Edi Rama.

Kujtojmë se, nesër në 18:00 Partia Demokratike mban protestën e rradhës kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re