
Repilika në parlament mes deputetes së PD-së Jozefina Topalli dhe asaj të PS-së Zegjine Çaushi.
Topalli ka bërë një paralelizëm mes përfaqësuesve në Kuvend të PS-së para disa vitesh dhe tani.
Sipas saj, kur kishte hyrë për herë të parë në Kuvend, pjesë e PS ishin Nano, Dritëro Agolli apo dhe Namik Dokle.
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e deputetes socialiste.
Topalli: “Kur hyra për herë të parë në Kuvend PS ishte përfaqësuar nga Nano, Dritëro Agoli. Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Sot keni futur në rend të ditës atë që e quani si ligji ‘për qeverisjen elektronike’, por është ligj mafie. Siç është dhe ai për Kodin e Procedurës Penale, që mbron veten kur drejtësia të troket te zyra jote. Ju keni frikë dhe doni mbrojtje kur trokasin te dera. Hidheni si popcorn këtu dhe s’dini ça bëni!”.
Çaushi: “E dashur Jozefinë, duhet t’ia dish për nder doktorit. Se Luli të kapi prej zhelesh dhe të qiti jashtë. E kuptoj se ke nostalgji për kohën tënde, ishin të arta ato. Por zonjë gjërat kanë ndryshuar tani. Jemi në epokë tjetër. Nuk jemi në epokën tënde, që të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë prej atje lartë”.



