Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti u trajtua rasti i plagosjes së një 18-vjeçareje në hotel “Gjuta” në Sauk.
Naim Gjuta, familjar dhe avokat i familjes Gjuta, ka deklaruar se ende nuk dihet se e kujt ishte pistoleta nga është qëlluar plumbi.
Ai ka treguar se Vladimir Gjuta nuk ka qenë fare në hotel në momentin e plagosjes, por se ndaj tij është marrë një masë sigurie lidhur me historinë e rij kriminale.
“Nuk e dimë se e kujt ishte pistoleta. Të rinjtë kishin afrimitet, por nuk di nëse kishin një marrëdhënie intime.
Djali ka qenë me familjarët duke konsumuar një kafe në momentin që vajza është vetëplagosur. Vladimiri nuk ishte në kohën e ngjarjes aty, kishte ikur në shtëpi. Për shkak të problematikave kriminale që ka pasur dhe ngjarjes, është vënë në masën detyrim paraqitjeje.
Vajza ka thënë që armën ia kishte dhënë i dashuri, por se kush ishte ky i dashur nuk e dimë.
Ndihmën e parë vajzës ia ka dhënë Erisjaldo dhe nëna në hotel”, tha ai.
