Skip to content

A do të ketë ngujim në shesh?/ Policia nuk mori përsipër sigurinë në protestë, Berisha: Provokim! Ne s’kemi banditë si Proda e Bizhga, jemi paqësorë

38c10fa1 a52e 4db8 9735 f46609084ea9

Policia ka njoftuar pak më parë se nuk merr përsipër zhvillimin e protestës së opozitës, që pritet të mbahet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Këtë njoftim kreu i PD Sali Berisha e ka konsideruar një provokim të rëndë, ndërsa tha se protestat e opozitës kanë qenë paqësore.

“Narko policia të kryejë detyrat se zyrtarët po ia mbathin si minjtë. Ç’mendoni ju se është arratisur vetëm Agaçi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. Një komshi e Lubisë thotë ka tre ditë që nuk vjen në shtëpi.
Thirrje prokurorisë të bllokojë gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosjet në SPAK.
Ne bëjmë protesta paqësore jemi opozitë demokratike nuk kemi banditë si Proda dhe Bizhga. Ky është një akt provokacioni i rëndë. Ne do të vijojmë deri në fitore të plotë.”, tha ai.