Që kur u bë e famshme në Shqipëri nga lidhja e më pas martesa me Sinan Hoxhën, Andrra Destani fitoi menjëherë vëmendjen e publikut dhe cilësohet si një nga vajzat më bukuroshe të showbizit.

Andrra është shumë aktive në rrjete sociale ku postimet më të shumta ja dedikon djalit, Ansi ose fotove me Sinanin gjatë pushimeve apo eventeve ku marrin pjesë.

Por me postimin e fundit, për herë të parë, ajo ka prezantuar vëllain e saj, Amdi i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fanseve të Andrrës.

Ky i fundit nga ana tjetër ka postuar gjithashtu një foto me Andrrën dhe e quan motrën “Gjithçka imja”. Nga fotot e postuara në profilin e tij Amdi duket shumë simpatik dhe ngjan shumë në tipare me Andrrën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re