Skip to content

Aksident i rëndë në Tiranë, plagosen dy të rinjtë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (EMRAT)

ambulance 123 750x484 1

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor.

Aksidenti ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, ku për pasojë mbetën të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.

Ata u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.