E ardhmja e Vinicius Jr. duket se do të jetë larg Real Madrid dhe se një largim nga “Santiago Bernabeu” në merkaton e verës është vënë në diskutim.sl

Gazetari spanjoll Jose Miguel Villarroja bën të ditur se në Angli janë duke qarkulluar zëra se Manchester City synon të nënshkruaj me yllin brazilian.

Madje, drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar lojtarin në mënyrë që ta bind lojtarin për të mos nënshkruar kontratën e re me “Los Blancos”.

Përndryshe sipas të njëjtit gazetar ardhja e Vincius Jr. mund të varet edhe për faktin se nëse Pep Guardiola do të mbetet trajner i City-t, apo jo.

Nëse tekniku spanjoll nuk vazhdon me Sitin atëherë një transferim i Vinicius Jr. mund të vihet në dyshim.

Kujtojmë se, lojtari ka kontratë me Real Madrid, teksa në anën tjetër në tregun e transferimeve vlerësohet deri në 150 milionë euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re