Mungesa e transparencës në vendimmarrjen e Apelimi Tatimor po krijon, sipas avokatit Erjon Kanxheri, një terren të pasigurt për bizneset dhe standarde të ndryshme në trajtimin e çështjeve tatimore.
Në “Studio 24”, Kanxheri shpjegoi se procedurat e ankimimit kanë ndryshuar ndër vite. “Më përpara, për të ankimuar një detyrim, duhej të paguaje jo vetëm principalin, por edhe gjobën dhe kamatëvonesën. Më pas çështja shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe ligji u ndryshua. Sot paguhet detyrimi duke u bllokuar dhe më pas ankimohet”, shprehet ai.
Por sipas tij, problemi kryesor nuk qëndron vetëm te procedura, por te mungesa e një standardi të unifikuar kontrolli. “Një fenomen i caktuar mund të trajtohet ndryshe nga një inspektor në Tiranë dhe ndryshe nga një në Lushnje apo Korçë. Nuk ka një standard të qartë dhe të njëtrajtshëm”, thekson avokati.
Sipas Kanxherit, pikërisht këtu hyn në lojë roli i Apelimit Tatimor, i cili duhet të garantojë uniformitet në vendimmarrje. Por, ai ngre pyetjen: pse nuk publikohen vendimet? Sipas avokatit, kjo mungesë transparence krijon hapësirë për interpretime subjektive dhe lë terren që inspektori “të bëjë çfarë të dojë”, duke cenuar sigurinë juridike të bizneseve.
Erjon Kanxheri: Më përpara, që të ankimoje detyrimin duhet të paguaje gjobën por edhe kamatëvonesën. Pastaj çështja u shtyrua në GJK, u ndryshua ligji dhe u arrit në një zgjidhje që do të paguash detyrimin, duke e bllokuar dhe pastaj do e ankimosh.
Ku është çelësi?
Nëse ti sheh organin tatimor, shih standardin e kontrollit, një fenomen i caktuar si trajtohet nga një inspektor në Tiranë dhe nga një në Lushnje, Shkodër, Korçë e me radhë, nuk ka një standard.
Dhe ajo që e bën më problematike çështjen, nëse shkon në apelimin tatimor dhe kërkon të kesh një uniformitet dhe logjikë të njëtrajtshme të trajtimit të çështjeve…
Dhe që ta kuptosh këtë gjë, duhet të shohësh vendimmarrjen e tyre në vite. Pse nuk publikohen vendimet? Apelimi Tatimor nuk i publikon vendimet. Sepse po t’i publikojë do të thotë që ti në një biznes të caktuar e ke ulur këtë detyrim ose e ke shuar dhe një tjetër e trajton ndryshe. Dhe këtu, inspektori bën çfarë të dojë.
“Borxhet e para 5 viteve parashkruhen”, avokati Erjon Kanxheri për amnistinë fiskale: Për detyrimet e 5 viteve të fundit ligji parashikon falje të debive dhe kamatëvonesave
“Sistemi tatimor në shërbim të urdhrave, jo partner i biznesit”, avokati Kanxheri: Nëse s’je klient i sistemit, përballesh me goditje dhe raprezalje!
“Biznesi e bën vetëdeklarimin, por Tatimorët e marrin si të dojë”, Kanxheri: Absurde se si shteti kontrollon veten
“Veprojnë pa standard dhe pa transparencë”, avokati Kanxheri ngre shqetësimin: Tatimorët cenojnë sigurinë juridike të biznesit!
“Ka zero analizë risku për kontrollet në biznese nga tatimorët”, avokati Kanxheri: Mënyra e përzgjedhjes duhet të jetë e thelluar!
“Tatimorët sjellje agresive, sillen si organ politik”, Erjon Kanxheri: Emërimet në këtë organ, në kundërshtim me ligjin
Biznesi mes amnistisë dhe gjobave/ Avokati Erjon Kanxheri: Tatimorët s’mund të vendosin sekuestro ndaj biznesit kur detyrimi është shuar me ligj
“Paqja fiskale duhet të kishte filluar zbatimin”, gazetarja: Sipas ligjit, tatimoret nuk bëjnë kontroll për 1 vit tek bizneset përfituese
“Ekonomia shqiptare ka nevojë për një pastrim të bilanceve”, Teliti: Subjekteve të ndershme u shkojnë kontrolle shtesë nga tatimorët
“Ka mungesë transparence për amnistinë dhe paqen fiskale”, Gjokutaj: Mosdalja e udhëzimeve e thellon paqartësinë
“Administrata tatimore duhet të reflektojë”, Zepishti: E papranueshme që bizneset nën amnisti të përballen me bllokime dhe sekuestro
“Tatimet po justifikohen me mosdaljen e udhëzimit nga Financat”, Dorian Teliti: Kush mban përgjegjësi për gjobat e reja tek bizneset përfituese nga paqja fiskale?
“Sistemi fiskal që kemi, jo i shëndetshëm”, Teliti: Është përdorur si mjet presioni politik ndaj biznesit!
