Skip to content

Demontimi i urës së Dragostunjës, shihni pamjet me dron nga rruga e dëmtuar tek ‘Arrat e Gurrës’

rruga ura e dragostunjes ok

Pamjet që shihni tregojnë situatën aktuale në rrugën Librazhd-Prrenjas.

Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për BalkanWeb pamje me dron që tregojnë se pjesët inerte të urës së Dragostunjës janë larguar prej aty, pasi kjo e fundit u demontua.

Shkalla e dëmtimeve të vendit të njohur si ‘Arrat e Gurrës’ është e madhe, çka ka bërë që rruga të bllokohet prej së shtunës, ndërsa mjetet aktualisht lëvizin në një rrugë alternative, nga Moglica.