Ditën e sotme në orën 12:00, 1150 ml nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Shpërthimi do të bëhet në funksion të hapjes së trasese së rrugës, por pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
