Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita, zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit në Play-Off-in e Conference League, pas humbjeve me një gol diferencë në ndeshjet e para.

Kampionia e Kosovës, Drita, luan në Slloveni kundër Celje, ndërsa Shkëndija në Turqi ndaj Samsunspor.

Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin Fadil Vokrri përfundoi me humbjen e Dritës 2-3, edhe pse skuadra luajti mirë, veçanërisht në pjesën e dytë.

Sa i përket Shkëndijës, ndeshja e parë u vendos pas një goli të Marius për ekipin turk.

Të dyja skuadrat synojnë sot të kapërcejnë disavantazhin dhe të sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve të kompeticionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re