Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga detyrimipër pajisje me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë të gjithështetasit me përkatësi etnike shqiptare nga Mali i Zi dhe Maqedoniae Veriut.
Ky vendim krijon të njëjtat lehtësira për hyrjenë tregun e punës në Shqipëri për shqiptarët nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut sikurse ato që tashmë gëzojnë shqiptarët nga Kosova dheLugina e Preshevës.
Ky vendim është pjesë përbërësee përpjekjes të Qeverisë për liberalizimin e tregut të punës të Shqipërisë për shqiptarët në tërësi.
Pavarësishtse mund të duket një veprim pa ndikim të menjëhershëm apo tingëllon si nismë tërësisht simbolike, ky është një hap i domosdoshëm drejt rritjes së lidhjeve të Shqipërisë me shqiptarët në vendet fqinje pa dallim.
Ky vendim, ndërkaq, është vetëm pjesë e një pakoje më të gjerëmasash që Shqipëria ka planifikuar për përafrimin e shqiptarëve nëpërgjithësi. Shihemi së shpejti me vendime të ngjashme
