Skip to content

Pa podium dhe fjalime! PD ndryshon skenar? Çfarë pritet të ndodhë sot në protestë

640 0 pd proteste 11 shkurt 1536x1023 696

Zbulohen detaje në lidhje me protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton se ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.

Madje mësohet se nuk është ngritur as një podium.

Ndonëse nuk dihet skenari i plotë që do të ndiqet, mësohet se nuk do të shkohet pranë Kuvendit, kjo si masë paraprake për të mbrojtur besimtarët myslimanë që në atë orë sapo kanë mbyllur agjërimin.