Skip to content

STATISTIKA/ 100 ndeshje me Barcelonën, Flick më shumë fitore se Guardiola! Vetëm pas Luis Enrique

flick barca

Këtë të shtunë, në sfidën kundër Villarreal në “Spotify Camp Nou”, Hansi Flick arrin ndeshjen e 100-të si trajner i Barcelonës.

Debutimi i gjermanit, më 17 gusht 2024 në “Mestalla”m nisi me një dopietë të Lewandowskit, që i dhuroi fitoren Barcelonës (1-2).

Që nga ajo ditë, trajneri gjerman ka revolucionuar Barcelonën jo vetëm me vizionin futbollistik, por edhe me personalitetin që ka lidhur tifozët nga dita e parë.

Në 99 ndeshje, Flick ka regjistruar 74 fitore, 9 barazime dhe 16 humbje.

Nëse fiton ndaj Villarrealit, gjermani do të arrijë një përqindje të jashtëzakonshme, 75% fitore.

Ai ka fituar 4 trofe deri tani: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës, ndërsa Champions League-n e humbi në minutat e fundit në gjysmëfinale ndaj Interit për tu përballur me PSG-në.

4e12ef7a 4afe 43f1 a117 afea00e5f847 alta libre aspect