Skip to content

Juglindja 9 ditë e bllokuar/ Si rrëshqiti segmenti Librazhd-Prrenjas, ARRSH publikon pamjet. Ja ku do të ndërtohet aksi që do të lidhë Dragostunjën me Hotolishtin

prrenjaas librazhd projeti

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar një video ilustruese, ku tregohet grafikisht mënyra sesi rrëshqiti segmenti Librazhd-Prrenjas tek Arrat e Gurrës në Dragostunjë, ku mendohet se rrëshqitja nisi në anën e poshtme të rrugës.

Pas marrjes së kampionëve gjeologjikë përmes shpimit me sondë në 4 pika kyçe, të cilët do t’i nënshtroheshin ekspertizës për qëndrueshmërinë e zonës, ARRSH ka publikuar edhe gjurmën se ku do të ndërtohet aksi i ri me gjatësi 1.3 kilometra që do të lidhë Dragostunjën me Hotolishtin.

Po ashtu, ARRSH pritet të përcaktojë sot se kur do të nisë puna për ndërtimin e rrugës.