Skip to content

Ministrja reagon pas protestës së studentëve, jep lajmin e papritur

Menjëherë pas protestës së studentëve, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan:

Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të
Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe
Rinisë një g.rusht individësh partiakë e rrëm.byen me dh.unë masën e
vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dh.une.

Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke
protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën
#Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e
institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por
sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me
“protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e
#PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare
bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e
studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër
konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve
publike.