Skip to content

Humbje e hidhur, Real Madrid pëson disfatë ndaj Getafes, tani Barça +4

IMG 8954

Real Madrid ka pësuar një disfatë të hidhur 0-1 ndaj Getafes. Takimi u vendos nga goli i sulmuesit uruguajan, Satriano, i realizuar në minutën e 39.

Në pjesën e dytë, Los  Blancos shtuan ndjeshëm presionin, por nuk mundën dot të konkretizonin rastet në gol.

Ekipi i Arbeloas është katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Barcelona. Takimi i radhës për Realin është ndaj Celta Vigos në transfertë.