Skip to content

“Mungojnë sot 50 mijë vota në votëbesimin e qeverisë”/ Shehaj u përjashtua 20 ditë nga Kuvendi, Kapri sfidë Peleshit: Gjeni një moment ku ofendoi dikë!

Capture 32

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, ka ngritur në Kuvend përjashtimin e kreut të partisë Agron Shehaj.
Ai e quajti përjashtimin si një sulm të rëndë ndërsa ka shtuar se çështja do të ndoqët edhe më lart.

“Përjashtimi i Shehaj, ndodhi sepse tregoi për dhunën ndaj banorëve të Rrjollit. Gjeni një moment ku është cënuar parlamentalizmi dhe është fyer dikush. Po bëhet prokurori politike. Mungojnë sot 50 mijë vota në votëbesimin e qeverisë. E keni përjashtuar edhe më parë se kërkoi përjashtimin e Ballukut. Ky është parlamentarizëm? Kjo që ndodhi me Shehajn është sulm, do ta çojmë çështjen edhe më lart”, tha ai.