Pas debatit me deputetin Klevis Balliu dhe deputetë të tjerë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij sqaroi se përmendja e numrit 0900 nuk pati qëllim të fyente deputeten Albana Vokshi.

Balla tha se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE përdoret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian.

  • “Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë, sepse nuk ka lidhje fare me asnjë fyerje. Bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku mund ta marrë këtë informacion për vendimmarrjen e BE-së.
  • Sa i përket keqinformimit, nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë qëllim të tillë. Isha duke folur për reformën e BE-së; ja ku e keni numrin 0900 të BE-së, ku çdo qytetar i BE-së mund të marrë informacion për vendimmarrjen e BE-së.
  • Kush do që ta përdorë këtë situatë për të nxitur protesta apo për të frymëzuar dështimin e tyre, le ta bëjë. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer, të kërkoj ndjesë. Ndërkohë, kryetar, për të gjithë ata njerëz që nuk njohin as din, as iman, as familje, sigurisht që unë, për dëmtimin e pajisjeve… në këto kushte kërkoj ndërprerje të seancës deri sa të rikthehet normaliteti në sallë. Ndjesë nëse ndihet dikush i fyer” – tha Balla.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re