Real Madrid arriti të sigurojë fitoren 1-2 me shumë mund kundër Celta Vigo ditën e premte, duke mbajtur gjallë shpresat për garën e LaLiga, me 1 pikë më pak se Barcelona dhe 1 ndeshje më tepër të luajtur.

Pavarsisht fitores, madrilenët vuajtën kunder një ekipi modest si Cetla Vigo, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-1 pas golit të Tchouameni në minutën e 11, por që iu mohua nga Iglesias në minutën e 25, i cili i çoi shifrat e ndeshjes në 1-1, kështu u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë madrilenët u përpoqën t’a shtonin presionin e tyre ofensiv, për të gjetur golin e fitores, duke rrezikuar jo pak të pësonin golin e dytë. Në minutën e pestë shtesë, kur dukej se çdo tashmë kishte mbaruar, Frederico Valverde shënon me një gjuajtje nga jashtë zone, ku u ndihmua jo pak nga fati pasi topi u devijua nga lojtari kundërshtar dhe përfundoi në anën tjetër të portës, duke lënë portjerin pa asnjë mundësi reagimi.

Duket se shpresat për kampionatin spanjoll janë ende gjallë në kampin madrilen, megjithëse performanca le për të dëshiruar nga një ekip si Real Madrid, veçanërisht përpara një ndeshje kundër Manchester City, të mërkurën, në kuadër të Champions League.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re