Skip to content

Rindezje automatike! Samsung përforcon sigurinë për celularët në ‘gjumë’

1773165563 samsung

Pas prezantimit të gjeneratës së re të celularëve, Samsung ka sjellë edhe një veçori të re për sigurinë, e cila tani është e disponueshme në pajisjet e serisë Galaxy S26.

Veçoria e re, e quajtur “inactivity restart”, mbron celularin duke e rindezur atë automatikisht pas 72 orësh nëse ka qëndruar i kyçur.

Përdoruesit mund të vendosin nëse duan ta aktivizojnë apo jo këtë funksion duke shkuar te Settings, duke zgjedhur Security and Privacy dhe duke aktivizuar ose çaktivizuar opsionin.

Nëse është i aktivizuar, funksioni do të shkaktojë një rindezje të pajisjes nëse nuk përdoret për 72 orë.

Pasi pajisja të ‘zgjohet’ nga gjumi teknologjik, përdoruesi do të duhet të përdorë kodin e hyrjes dhe kartën SIM për të marrë mesazhe, telefonata dhe njoftime.

Arsyeja e këtij funksioni është t’i ofrojë pajisjes një shtresë shtesë sigurie, pasi pas një rindezjeje celulari duhet të zhbllokohet përpara se të shfaqë ndonjë përmbajtje.

Veçoria e re është pjesë e paketës së sigurisë të muajit që sapo lamë pas dhe përditësimeve të reja të programit.