Një task force e përbashkët, mes Prokurorisë dhe Shërbimit të Çështjeve te Brendshme e Ankesave do të ngrihet me qëllim forcimin e veprimeve të përbashkëta hetimore për veprat penale në procesin zgjedhor dhe veprimet arbitrare apo tejkalimin e kompetencave të Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Marrëveshja u firmos nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj dhe drejtori i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku.

 

Në fokus të bashkëpunimit do të jenë edhe hetimet për implikimin e punonjësve te policisë në rastet e kultivimit apo trafikut të narkotikëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re