
Qeveria greke njoftoi masa emergjente për të frenuar rritjen e çmimeve dhe fenomenet e fitimeve të pajustifikuara, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme.
Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe produktet bazë të konsumit.
Në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri vendoset në 12 cent për litër.
Masat do të jenë më fuqi për tre muaj.
Ndërkohë, në Shqipëri, qeveria ka ngritur një taskë forcë, e cila do të monitorojë çmimet në treg ku nuk kanë munguar rastete abuzimit.
Ditët e fundit, një litër naftë në vendin tonë ka arritur deri në 198 lekë për litër, një rritje e konsiderueshme brenda pak ditëve.
Një pjesë e operatorëve shqiptarë të hidrokarbureve, reagojnë shumë të shpejta në rritje të çmimeve dhe shumë ngadalë kur çmimet bien në tregjet ndërkombëtare.



