Rahul Gandhi, kreu i partisë më të madhe opozitare në Indi, ka humbur dukshëm ndaj partisë që është në pushtet, gjatë zgjedhjeve të fundit në këtë shtet, të mbajtura ditën e sotme, e enjte.
Ai tha në një konferenvcë për media se partia e tij kishte humbur dhe këto zgjedhje u fituan sërish nga kryeministri aktual, pasi njerëzit e besuan dhe e votuan atë.
Kryeministri Narendra Modi rezulton në epërsi në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshem në Indi. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia e Modit Bharatiya Janata kryeson ndaj partisë rivale, Kongresi Kombëtar Indian, në garën për Parlament.
Udhëheqësi rajonal i Kongresit Kombëtar Indian u shpreh se partia opozitare do ta pranojë humbjen.
