Skip to content

PD protestë për imunitetin e Ballukut/ Autobote uji dhe 1500 policë gati, bllokohet zona që te Ministria e Brendshme, çfarë po ndodh para Kuvendit

BLLOKIMI PD

Mbahet sot protesta e PD përpara Kuvendit, ndërkohë që në sallë do të votohet në lidhje me kërkesën ne SPAK për heqjen e imunitetit të ish-ministres, që i hap rrugë arrestimit të kësaj të fundit.

1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërkohë që në pamjet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, shihet se si efektivët kanë rrethuar godinën e Kuvendit dhe autobote uji janë gati për ndërhyrje nëse do të ketë tensione.

Ndërkohë mësohet se bllokimi i zonës ka nisur që tek pedonalja e Ministrisë së Brendshme.