Skip to content

Pak para nisjes së protestës para Kuvendit/ Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha përshëndet simpatizantët dhe hyn në Parlamentit (LIVE)

sali berisha 7

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Në orën 10:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta.

Berisha ka lënë ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt Kuvendit.

I shoqëruar nga deputetë, dhe simpatizantë të PD-së, Berisha po shkon drejt Kuvendit, atje ku do të nisë protesta ku në qendër të saj është heqja e imunitetit për Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Kujtojmë se deputetët demokratë do të hyjnë brenda në seancën plenare, ndërsa Bardhi dhe Balliu do të rrinë jashtë sallës, pasi janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës me 10 ditë.