23 maj Specialistët e institucioneve shqiptare të monumenteve të kulturës u njohën sot me eksperiencën franceze në rritjen e eficiencës energjetike në banesat monument.

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Organizatën Franceze të Qyteteve dhe Siteve të Jashtëzakonshme organizuan sot në Berat një seminar me temë “Eficienca energjetike në ndërtesat historike”.

Ekspertë francezë ndanë me specialistë të institucioneve shqiptare eksperiencën e tyre në lidhje me ndërhyrjet përkatëse, të cilat rrisin eficencën energjetike veçanërisht në banesat monument.

Përmirësimi i performancës energjetike të këtyre banesave rrit cilësitë e jetesës për banorët e tyre, rrit vlerën e banesave, si dhe kontribuon në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në vijim për Beratin do të krijohen rekomandime përkatëse në lidhje me materialet dhe natyrën e ndërhyrjeve të përshtatshme sipas tipologjisë së banesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re