Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht i qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.
Temperaturat maksimale pritet të rriten deri në 24 gradë, në vendet e ulëta dhe bregdet, por temperaturat e mëngjesit dhe mbrëmjes do të vijojnë të jenë të ulëta.
Konkretisht: Në vendet malore 4 dhe21 gradë, në vendet e ulëta dhe bregdet 7 dhe 24 gradë.
Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.
