Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë u ka bërë thirrje pacientëve, familjarëve të tyre dhe çdo qytetari që të denoncojë rastet e korrupsionit në spital pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në: ‘[email protected].’

Përmes një video-njoftimi në rrjetet sociale, drejtoresha e këtij institucioni, Anxhela Paparizo, tha se vetëm përmes transparencës mund të ndërtohet një shërbim mjekësor më cilësor.

Deklaratat e Paparizos vijnë pasi pak kohë më parë një deklaratë e saj u bë virale në rrjetet sociale, kur thoshte se nuk kishte dijeni që në spitale t’u merreshin para pacientëve.

  • “Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, u shpreh asokohe Paparizo.

Kjo deklaratë e drejtoreshës binte ndesh me raportimet e vazhdueshme dhe ankesat publike të pacientëve ndër vite se ‘po nuk pagove, nuk merr shërbim’.

Njoftimi i drejtoreshës Paparizo:

  • Nisur nga akuzat e hedhura në publik për afera korruptive të stafit mjekësor, QSUT i bën thirrje pacientëve, familjarëve dhe çdo qytetari që, nëse hasin situata të tilla, t’i denoncojnë pranë Koordinatorit të Antikorrupsionit në: [email protected].
  • Vetëm përmes transparencës ndërtojmë një shërbim mjekësor më cilësor./Shqiptarja
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re