Një banesë në lagjen Barikadë në Berat është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.
Sipas informacioneve, një dhomë e banesës është shkrumbuar totalisht nga flakët bashkë me pajisjet që kishte brenda.
Gjithashtu nga zjarri ka mbetur i dëmtuar edhe pronari i banesës, shtetasi K.L. Si pasojë e lëndimeve ai është nisur me ambulancë drejt spitalit rajonal të Beratit.
