Ambasadori iranian në Rusi, Kazem Jalali, mohoi të martën (17 mars) raportet se Mojtaba Khamenei ishte në Moskë për trajtim mjekësor.

Kujtojmë se gazeta kuvajtiane Al-Jarida raportoi disa ditë më parë se Lideri i ri Suprem i Iranit ishte transferuar në Moskë për trajtim mjekësor pasi u plagos në sulmet izraelito-amerikane që vranë babanë dhe gruan e tij.

Sipas Al-Jarida, Presidenti rus Vladimir Putin personalisht i ofroi dhe i dërgoi një ftesë personale Mojtaba Khameneit për të udhëtuar në Moskë për të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm mjekësor dhe për të monitoruar lëndimet e tij.

Sipas mediave të tjera kuvajtiane, misioni për të kontrabanduar Ajatollah-un e ri jashtë vendit duhej të mbetej sekret dhe përfshinte hipjen e tij në një aeroplan ushtarak rus.

Më pas ai u drejtua për në një nga pallatet presidenciale të Putinit, ku iu nënshtrua një operacioni në këmbë, i cili u përshkrua si “i suksesshëm”/CNN

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re