Marrëdhënia mes Rafael Leaos dhe Milanit duket se ka arritur në pikën më të ulët. Klubi duket se e ka vendosur sulmuesin portugez në listën e shitjeve për verën e ardhshme.

 

Shkak për këtë krizë nuk janë vetëm shifrat e ulëta të golave, por mbi të gjitha mungesa e vazhdimësisë dhe qëndrimi i tij në fushë, i cili ka irrituar trajnerin Allegri dhe drejtuesit e klubit.

 

Incidenti i fundit në “Olimpico”, në humbjen ndaj Lazios, ku lojtari doli ngadalë nga fusha në një moment kritik për ekipin, pasuar nga debatet në dhomat e zhveshjes, ka bërë që klubi të konsiderojë ndarjen.

 

Megjithëse Leao ka një klauzolë prej 170 milionë eurosh, Milani raportohet se do të ishte i hapur për oferta rreth 80 milionë euro.

 

Ky çmim reflekton rënien e vlerës së tij në treg, pasi nëntë golat e shënuar këtë sezon nuk e klasifikojnë më mes sulmuesve më të mirë.

 

Interesi pritet të vijë kryesisht nga Premier League ose Arabia Saudite, vende që kanë fuqinë financiare për të investuar te lojtari portugez.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re