Rikthehet java e kompeticionit më prestigjoz në nivel klubesh. Këtë të martë luhen ndeshjet e kthimit, ku 8 ekipe përballen me njëra-tjetrën për një vend në çerekfinale. Disa prej tyre, kanë detyrë vetëm të mbrojnë rezultatin e ndeshjes së parë, dhe disa të tjera duhet të ëndërrojnë për një mrekulli.

Emocionet e këtij kompeticioni nisin në orën 18:45, me Sportingun që pret Bodo/Glimt në Estádio José Alvalade. Detyrën e vështirë në këtë ndeshje e ka Sportingu, që i duhet të përmbysi rezultatin nga një humbje 3-0 në Norvegji.

Më tej, në orën 21:00 fillon ‘klasikja europiane’, mes Manchester City dhe Real Madrid, ku detyrën e vështirë në këtë sfidë e ka Pep Guardiola dhe Manchester City, të cilët kthehen nga Spanja me humbjen 3-0 për të përmbysur në Angli. Për kampin e ‘Los Blancos’, gjërat nuk kanë si të shkojnë më mirë, pasi me skuadrën janë bashkuar së fundmi edhe Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, dy lojtarë kyç për madrilenët të cilët nuk mund të luanin ndeshjen e parë për shkak dëmtimesh.

Paralelisht, Arsenal pret në Emirates Stadium Bayer Leverkusen, pas barazimit 1-1 në Gjermani dhe Chelsea pret PSG në Stamford Bridge, me misionin për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, ku francezët dominuan me shifrat 5-2.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re