Real Madrid, PSG, Arsenal dhe Sporting Lisbona janë katër skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League.

Real Madrid mbylli llogaritë e kualifikimit me Manchester City me një fitore 1-2, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar 3-0.

 

PSG fitoi edhe në transfertë ndaj Chelsea-t, 0-3, duke treguar potencialin e saj për të rifituar këtë kompeticion. Ndërsa Arsenal mposhti pastër 2-0 Bayer Leverkusen pas barazimit 1-1 në Gjermani.

Bodø/Glimt eliminohet nga Liga e Kampionëve. Ëndrra e ekipit norvegjez, që kishte magjepsur Evropën gjatë gjithë sezonit, mori fund të martën mbrëma në Lisbonë, ku Sporting CP realizoi një nga rikthesat më dramatike të fazës së eliminimit në historinë e kompeticionit.

 

Pas humbjes 0-3 në takimin e parë, zhvilluar në Aspmyra të Bodøs më 11 mars, portugezët kishin nevojë për një mrekulli. Dhe mrekullia ndodhi.

 

Në “Estádio José Alvalade”, para triave të tifozëve të tyre, Sporting fitoi 3-0 brenda 90 minutave të rregullta me golat e Gonçalo Inácio (minutat 34′), Pedro Gonçalves (61′) dhe Luis Suárez nga penalltia (78′) duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 3-3 dhe duke detyruar kohënshtesë ku vendasit gjetën golin edhe dy herë për rezultatin final 5-3.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme:

Mbrëmjen e nesërme do të luhen edhe 4 sfidat e tjera:

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re