Skip to content

VIDEO/ “Tërmet” 7 ballësh në ‘Camp Nou’, Barcelona turpëron Newcastle dhe arrin çerekfinalet

69baedb84e632.r d.1657 1445 1497

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave dhe duke avancuar në çerekfinale.

 

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me katalanasit që kaluan në avantazh në minutën e 6’, me Raphinhan, ndërsa Elanga barazoi në të 15’. Pas tre minutash, Bernal kaloi sërish në avantazh të besuarit e Flick.

 

Elanga barazoi për të dytën herë në minutën e 28’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Yamal shndërroi në gol një penallti.

 

Pjesa e dytë foli vetëm për katalanasit, të cilët shënuan katër herë, një herë me Fermin, dy herë me Leëandowskin dhe një herë tjetër me Raphinhan.

https://www.youtube.com/watch?v=ZaOnezFxGrQ

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinalet e Champions League, aty ku do t përballet me fituesin e çiftit Tottenham-Atletico Madrid.