Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon një takim me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi në Uashington DC.

Një moment që spikati gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte kur Donald Trump bëri një shaka për Pearl Harbour, një sulm i kryer nga Perandoria Japoneze ndaj Flotës Amerikane të Paqësorit në Hawaii gjatë Luftës së Dytë Botërore që vrau më shumë se 2,400 amerikanë.

Trump e bëri këtë vërejtje pasi u pyet pse SHBA-të nuk i njoftuan aleatët në Evropë dhe Azi përpara se të nisnin sulmet ndaj Iranit.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve: “Ne donim një surprizë. Kush i di më mirë surprizat sesa Japonia”, tha ai teksa ishte krah lideres japoneze. Pse nuk më tregove për Pearl Harbor?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re