Mbrojtësi Bujar Pllana ishte një nga lojtarët e grumbulluar nga trajneri Sylvinho për Play off-in ndaj Polonisë më 26 mars.

 

24-vjeçari zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi pas ftesës së marë, edhe pse më parë ka luajtur për të rinjtë e Kosovës.

 

Kjo gjë nuk ka ngelur pa u komentuar edhe nga trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda, i cili u shpreh se prej kohësh e kishte ndjekur Pllanën.

 

I kemi parë ndeshjet e tij dhe sigurisht se deri tani kemi vendosur për grupin e lojtarëve që kem. Secili ka kontribuar që të arrijmë këtu ku jemi dhe secili është i rëndësishëm për pozicionin e tyre. Për lojtarin në fjalë, nëse ai ka vendosur për Shqipërinë atëherë është vendim i tij. Gjithnjë e kam thënë se kur luajnë për Kosovën, lojtarët duhet të luajnë me zemër”, vazhdoi trajneri i Kosovës.

 

LEXO EDHE: VIDEO/ Mori ftesën e parë nga Kombëtarja, Pllana e feston me gol

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re