Skip to content

Krim brenda familjes në Fier! Burri vret bashkëshorten, më pas i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kurjan të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rrethanat dhe motivet mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.