Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se nga viti I ardhshëm do të rimbursohet trajtimi për personat me diabeti tip 1.

“Po punojmë shumë ngushtë për të mundësuar që në 2027 të rimbursojmë trajtimin e personave me diabet tip 1. Është një prioritet”, tha Sala.

Ministrja foli edhe për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se tashmë I ka kaluar shtetit dhe puna po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Koncesioni i ka kaluar shtetit, ka tre javë që i ka kaluar. U ngrit kapaciteti dhe po funksionon shumë mirë. Është bërë një punë shumë e madhe. Është ngritur shoqëria shtetërore dhe po monitorohet puna në mënyrë të vazhdueshme”, tha ministrja Sala.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re