Ëndrra për në Botëror shuhet përfundimisht. Shqipëria mposhtet 2-1 në Vrashavë nga Polonia në një sfidë ku kuqezinjtë falën shumë.

 

Sfida nisi me ritëm të lartë nga polakët, por në mesin e pjesës së parë, kuqezinjtë morën lojën në dorë.

 

Ishte Arbër Hoxha në minutën e 42’, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e polakëve, kaloi portierin vendas dhe tundi rrjetën.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu shumë mirë për kuqezinjtë, të cilët kishin rastin e artë me Bajramin për të shënuar të dytin, por gaboi para portës.

Në minutën e 63’, pas një goditje këndi, Lewandoëwki shënoi me kokë.

Ishte Pilo i cili në minutën e 72’ kishte shansin e artë për të shënuar golin e dytë për ekipin Kombëtar, por u ndal nga portieri dhe pas një minute, me një gjuajtje nga distanca, Zielinski ndëshkoi kuqezinjtë.

Kështu, ëndrra e Shqipërisë për të luajtur në një Botëror shuhet këtu.

 

Me këtë sukses Polonia shkon në finalen e Play Off ku e pret Suedia.

 

Ndërkohë, në Bratisllavë. Kosova ka realizuar një fitore fantastike ndaj Sllovakisë, me rezultatin 3:4.

 

Kombëtarja “Dardane” e nisi me disavantazh sfidën, teksa sllovakët realizuan gol shumë herët, që në minutën e 6-të me anë të Valjent.

 

Hoxha barazoi për Kosovën në minutën e 21-të. Ndërsa, vendasit realizuan përsëri në fund të pjesës së parë me Haraslin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:1 për ekipin e Sllovakisë.

 

Pjesa e dytë foli për Kosovën, që përmbysi gjithçka.

 

“Dardanët” shënuan tre gola rresht me Asllanin, Muslijan dhe Hajrizin. Strelec shëoi në minuta shtesë, por që nuk ndryshoi asgjë në rezultatin final.

 

Në fund çdo gjë u mbyll me rezultatin 4:3 për Kosovën, që ka shënuar sonte një fitore historike.

 

Finalja e madhe do të luhet më 31 Mars, në Prishtinë, përballë Turqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re