Skip to content

FOTO/ Është valëvitur në 30 qytete, flamuri i veçantë shpaloset në Fier në prag të ndeshjes kundër Polonisë

fl1

“Ky flamur është valëvitur në 30 qytete mbarë shqiptare, dhe sot vjen me një tjetër emocion”.

 

Kështu është shprehur Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, për degën e Fierit, Kristaq Ziu.

 

Në pamundësi për ta shpalosur në stadium e vendosën në qendër të qytetit të Fierit. Ziu u shpreh se sonte luajnë dy kombëtaret e vendit ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës dhe se kjo është arsyeja se përse atmosfera është kaq e zjarrtë.

 

Sonte dy kombëtaret tona luajnë për Botëror, luajnë dy zemra për një komb, ndaj atmosfera është kaq e zjarrtë. Ky flamur është njëherazi një thirrje për më shumë mbështetje ndaj kombëtareve tona”, tha ai, duke u shprehur i bindur në fitore.

 

fl1 fl2 fl3 fier1