Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat. Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij të mitur (vajzën e vëllait).
Shtetasi S.L., 39 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, dyshohet se ka abuzuar me mbesën e tij 15-vjeçare, me të cilën jetonte në të njëjtën banesë.
Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga prindërit e së miturës, policia e Beratit ka kryer arrestimin e tij. Ndërkohë, materialet i janë referuar prokurorisë, e cila pritet të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



