Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë për ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai tha në një dalje për mediat se ajo po përpiqet që të blejë pasaportë, për t’iu shmangur drejtësisë.
“Në çdo fjalë, në çdo qëndrim të Ramës, ai vetëm sa demaskohet më shumë. Është vetë droga Edi Rama, vetë kartelet e drogës. Nuk ka kryeministër tjetër në Eurppë që u ka dhënë karteleve të drogës, prona e toka. Shqipëria është lavatriçe parave të pista. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri, është më i lartë se në vendet e tjera. A po përpiqet që të mbulojë Ballukun me dosjen e saj. Ajo çka mund të informojë unë, të dhënat nga qytetarët dixhitalë më pohojnë se Lubia, Balluku, është në kërkim të blerjes së shtetësisë dhe pasaportave jo në një, por në disa vende. Përpjekjet e fundit të saj kanë qenë për të blerë pasaportë me investim në Serbi. Thuhet se ato përpjekje nuk janë kurorëzuar me sukses. Pas disa përpjekjeve që bëri në vendet e Gjirit Persik, pra Lubi Balluku po përgatitet të blejë shtetësi për t’i shpëtuar në mënyrë përfundimtare përgjegjësisë para ligjit pasi ajo ka vjedhur në Shqipëri dhe shpërdoruar miliarda, miliarda euro. Ajo ka administruar 12 mld euro, më shumë se kushdo tjetër në historinë tonë kombëtare. Ajo ka vjedhur nga 90 -100%, kurë autore e parë. Aedi Rama qëndron pas çdo vjedhjeje. Tani kërkon të blejë shtetësi. Sipas burimeve, përpjekje të fuqishme ka bërë dhe në Beograd. Po interesohet dhe në vendet e tjera që e kanë këtë praktikë. Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është; asnjë pranim i kërkesës për shtetësi të një personi që në shërbim të Ramës qëndron në themel të krizës së madhe, në themel të varfërimit të një populli të tërë.”, tha ai.
