Skip to content

Vënia në funksion

Vënia në funksion, në fillim të muajit Korrik 2019, e Sistemit të ri Informatik të Menaxhimit Financiar të Qeverisë kurorëzon me sukses punën e gjatë të MFE-së në bashkëpunim me Bankën Botërore, FMN, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për përmirësimin e procesit të buxhetimit.

Për këtë qëllim, MFE po realizon gjatë muajit maj një cikël trajnimesh të rreth 250 punonjësve të ministrive të linjës dhe institucioneve buxhetore qëndrore për prezantimin dhe përdorimin e këtij sistemi, i cili do të mundësojë menaxhimin në një platformë të integruar të disa proceseve kyçe të ciklit të menaxhimit të shpenzimeve publike, dhe një gamë të gjerë informacionesh të dobishme jo vetëm për përdoruesit e buxhetit por edhe për publikun e gjerë.

Ajo çfarë synojmë është rritja e nivelit të transparencës buxhetore si dhe më tej nivelit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisë ndaj publikut.