Policia e Hasit ka goditur një rast veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Në pranga ka rënë pronari i një lokali 58-vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan një celular, skedina dhe një sasi parash.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Has në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonimiko dhe Finaciar në DVP Kukës, në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Krumës, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin ; G. R., 58 vjeç, banues në Krumë.

Ky shtetas në ambientet e lokalit në përdorim të tij, dyshohet se organizonte ilegalisht lojëra fati me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular, skedina dhe një sasi parash. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re