Skip to content

Përmbysja e pushtetit me dhunë, Sudani në kaos: kërkohet dhe largimi i ushtrisë nga qeverisja

sudan epa 6

Udhëheqësit e protestave në Sudan bëri thirrje për një grevë të përgjithshme dy-ditore në të gjithë vendin, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Këshillin Ushtarak që t’i dorëzojë pushtetin një qeverie civile.

Ishin pikërisht ata, Shoqata e Profesionistëve Sudanezë (SPA), të cilët nxitën protestat gjatë muajit prill, duke çuar në përmbysjen me dhunw tw presidentit afro 30-vjeçar Omar al-Bashir, pas të cilit qeverisjen e morrën në dorë ushtarakët.

Ata u bënë thirrje qytetarëve që të shkojnë në punë, por që të mos punojnë dhe pastaj t’u drejtohen demonstrimeve të shumta në të gjithë vendin.

Kulmi i protestave duhet të jetë të enjten me mitingje masive, sipas SPA-së, e cila ka kërcënuar me mosbindje civile në rast se Këshilli Ushtarak nuk arrin të dorëzojë pushtetin për civilët.

Negociatat mes ushtrisë dhe krerëve protestues ngecën të martën e kaluar, pasi të dyja palët edhe pse ranë dakord për një periudhë tre-vjeçare tranzitore, nuk ishin në gjendje të bien dakord mbi përbërjen dhe udhëheqësit e Këshillit Qeverisës në drejtimin e vendit gjatë kësaj periudhe.

Pala protestuese tha se donte një udhëheqës civil dhe një “prani të kufizuar të ushtrisë”, e shtuan se gjeneralët refuzuan të heqin dorë nga kontrolli mbi Këshillin Ushtarak nwn drejtimin e vendit.

Kështu që thanë se janë të detyruar të bëjnë thirrje për një grevë të përgjithshme, duke deklaruar se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të “korrigjuar drejtimin e revolucionit dhe për të arritur qëllimet e tij”.

Si në çdo rast të një përmbysjeje të pushtetit me dhunë, tashmë aty po mbretëron kaosi. Këtë leksion nga historia po e merr tashmë dhe Sudani.