Skip to content

“Lubizim i organizatës kriminale”, Berisha për kreun e ri të Policisë: Emër problematik!

Skënder Balluku dhe njeriu i ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Kështu e ka cilësuar kreu i PD Sali Berisha, kreun e ri të Policisë së Shtetit Skendër Hita. Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt për të do të paraqiten edhe fakte.

“Kush është emëruar? Skënder Hita? Emër problematik dhe shumë shpejt me të gjithë arkivin e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Ku punonte? Në Fier? Skënder Balluku. U emërua Skënder Balluku. Është pion i Lubisë, Sterkarraçi, por është lubizimi i organizatës kriminale. Dihej ky. Është thënë një muaj para që lubia ka përcaktuar drejt policie, drejtorin e Fierit. Shumë shpejt do të paraqesim fakte për të. Që këtej do ta quani; drejtor Balluku. Lubia do të hyjë në histori. Gratë ndonjëherë, kanë bërë gjërat më të jashtëzakonshme. Koha provon. Rama është skllav i saj. Në kuptimin e vjedhjeve, që të jem i hapur me ju.”, tha ai.